Grubi: Punojmë për gjeneratat e reja dhe nuk do të ndalemi asnjëherë

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot bashkë me kolegët e tij ministra të qeverisë dhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përuruan sallën e sportit të shkollës fillore “Faik Konica” në fshatin Dobrosht të komunës së Tearcës.

Grubi me këtë rast ka thënë se ky investim do tu shërbejë të rinjve, gjeneratave të ardhshme për të cilat në fakt ne punojmë dhe që nuk do të ndalemi me kaq.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi gjithashtu ka motivuar edhe më shumë pushtetin lokal që të vazhdojë me projekte të rëndësisë së veçantë e posaçërisht në fushën e arsimit, sportit e rinisë si një nga prioritetet më të mëdha të Qeverisë.

Next Post

Libri Arvanitët-Themeluesit e Greqisë së Re u promovua sonte në Kërçovë

Nga Ejup SHABANI Në kuadër të festës së 7 Marsit ditës së hapjes së shkollës së parë shqipe, në Qendrën e kulturës në Kërçovë “Koço Racim” sonte më 6 Mars u promovua libri i Arvanitë-Themeluesit e Greqisë së Re, i historianit nga Elbasani Arben Llalla, por që jeton dhe vepron […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: