Grubi: Qeveria ndan mbi 4.5 milion denar për Çairin

Kohanews Admin

Është nënshkruar tashmë kontrata për rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal e atmosferik në rrugën Resenska 1 dhe 2 në komunën e Çairit. Gjithë ky projekt mban shumën prej 4.491.917 denarë, ndërkohë që lajmin e ka bërë të ditur Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili njofton se Qeveria po kujdeset për komunat e në këtë rast për Çairin, duke siguruar një jetë më të mirë për banorët e saj.

“Nënshkruhet Kontrata për financimin e projekteve për zvogëlimin e dispariteteve mes dhe në kuadër të planeve regjionale dhe për rritjen e konkurrencës regjionale për projektin “Rekonstruimi i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në rr. Resenska 1-2, Komuna e Çairit”. Vlera e projektit: 4.491.917,00 denarë”, ka shkruar Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

Next Post

Drejtori Ahmeti: Fondi për Sigurim Shëndetësor nga Shtatori siguron mjete financiare për personelin e mesëm që kanë kryer shkollim universitar

Dje gjatë takimit që kanë pasur në ministrinë e Shëndetësisë, drejtori i Fondit të shëndetësor Faton Ahmeti njofton se Fondi i shëndetësisë ka siguruar tashmë mjete financiare për personelin e mesëm që kanë kryer shkollim universitar. Në takimin e përbashkët me Ministrin e shëndetësisë z. Venko Filipçe, kolegun z. Stevo […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: