Grubi sot personalisht u ndau vendime një pjese të nëpunësve administrativë

Blerand Rexhepi

Sot zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik, Artan Grubi një pjese të nëpunësve administrativ personalisht ua ka ndarë vendimet e punës me çka ata edhe zyrtarisht po sistemohen nëpër vendet e tyre të punës.

Dje gjatë ditës së parë të ndarjes së vendimeve, 349 nëpunës administrativ i janë përgjigjur ftesës për të marr vendimet e tyre. Sot në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive vendimet e tyre i kanë marrë 330 nëpunës administrativ.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë Grubi, këta nëpunës administrativ që kanë qëndruar në shtëpi nuk janë fajtor për këtë gjë, por faji është i institucioneve një pjesë e të cilave nuk kanë pranuar të sistemojnë këta të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit, veprim ky që është absolutisht i papranueshëm.

Grubi me këtë rast administratorëve që ishin prezent në objektin e Ministrisë për Sistem Politik u ka thënë se pikërisht për ta është bërë e pamundura që të krijohet një ligj “lex specialis” vetëm e vetëm që ata mos të dëmtohen.

Next Post

Kosnet: Trupat amerikane nuk vdiqën për të krijuar një Serbi të Madhe dhe një Shqipëri të Madhe

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnet, tha se “trupat amerikane nuk luftuan dhe disa prej tyre vdiqën, për të krijuar një Serbi të Madhe dhe një Shqipëri të Madhe në Ballkan. Deklarata e Kosnet në një intervistë me portalin GazetaBlic me bazë në Prishtinë pasoi një njoftim nga lideri i […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: