Grubi: Sot UT e nderoi veten dhe shqiptarët duke nderuar Ahmetin me titullin Dr. Honoris Causa

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi aktin e sotëm të Universitetit të Tetovës për t’i ndarë titullin Doktor nderi i shkencave (Doctor Honoris Causa) kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, e ka vlerësuar si një vendim të drejtë dhe një vendim i cili në të vërtetë e nderoi vetë universitetin e Tetovës dhe gjithë kombin shqiptar sepse ashtu siç do të thoshte dhe Niçeja, “vlerësimi për figurat e nderuara të kombit e lartëson atë.”

Grubi gjithashtu gjatë fjalimit të tij tha se një personalitet të tillë siç është lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti e i cili ka një jetë të tërë kushtuar barazisë, demokracisë dhe integrimit, arsimit dhe zhvillimit, të drejtave dhe dinjitetit, duke tretur vetën për të tjerët, rrallë lind gjiri i një kombi.

Zëvendëskryeministri i parë uroi rektorin, senatin, stafin akademik, studentët dhe të gjithë ata që sakrifikuan ndër dekada për ngritjen e kështjellës së dijes, Universitetin e Tetovës për nderimin e z. Ali Ahmeti me titullin e merituar Doctor Honoris Causa për arsye se duke nderuar atë, po i nderojmë të gjithë të merituarit.

Ky është fjalimi i plotë i z. Artan Grubi:

Të nderuar të pranishëm, rektor, kryetar kuvendi, deputet, ministra, profesorë, i dashur prijës Ali Ahmeti

Qytetërimi por edhe Niçeja na thonë që një komb nuk shquhet aq shumë për nga numri i personaliteteve në gjirin e vet, por për nga mënyra e përkujdesjes për ato figura të shquara.

“Rroftë atdhetari i shkëlqyer, ky engjëll i Shqipënies së mjerë! Istoria e kombit t’onë me shkronja t’arta, me shkronja të shkelqyera do të shkruajë ndër faqet e’ saj shërbimet e mëdha, punët e shënuara, që qëndrojnë sipas çdo lavdimi, të cilat asht tue bâmun deputeti i adhurueshëm ndër deputetet t’onë në fushë atdhesie… brez pas brezi, ati dhe bir pas pas biri zembrat e djegura t’atdhetarëvet, emënin t’uaj kânë me bekuar, dhe një shtat i shkëlqyeshëm, një shtat i mermertë që do të ngrehet për ju, pasi moti të kalojnë, ka me leçitun për para botës së qytetënueme, që një komb i gjithë ju ka detyrë!.” do te thoshte Luigj Gurakuqi me 1909 me rastin e hapjes së Shkollës Normale të Elbasanit.

Kishin dëgjuar qe ai kishte dalë në Drenicë. Në kullën e Ahmet Delisë do të mbahej një Kuvend historik. U mbush kulla plot e përplot.

U ngrit në këmbë dhe e mori fjalën:

“Të dashur vëllezër! Nata pesëqind vjeçare aziatike po kalon. Fuqitë e mëdha evropiane po bëjnë plane djallëzore. Fqinjët grabitqarë po i mprehin thikat për të na rënë pas shpine. Populli ynë gjendet para një fataliteti. Nga çdo anë na kanoset rreziku. Të bëhemi syçelë e vigjilentë. T’u dalim zot trojeve tona stërgjyshore. T’i mbrojmë qysh i kemi mbrojtur gjithmonë, me gjak. Këtë mund ta bëjmë vetëm të bashkuar, si një grusht i vetëm. Unë e braktisa Parlamentin e ndyrë turk. Tri vjet i kalova në të dhe çdoherë i pakënaqur. Aq haptas i kundërshtoja, saqë më quanin deputet kryengritës. U përpoqa me ngulm t’i mbroja të drejtat që na u garantuan me Kushtetutën e vitit 1908, por kot. Sa patëm mundësi e shfrytëzuam: E bëmë Alfabetin dhe i hapëm ca shkolla shqipe. Disa djem kosovarë ia dërgova Luigjit në Normalen e Elbasanit.

Next Post

ALI AHMETI në UT: Ky titull i dedikohet te gjithë dëshmorëve dhe veprimtarëve të arsimit

Universiteti i Tetovës me rastin e 26 vjetorit të themelimit, kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ia ndau titullin Doctor Honoris Causa. Ahmeti me këtë rast në fjalimin e tij tha se këtë nder të Universitetit të Tetovës, ia dedikon njerëzve që dhanë më së shumti për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: