Grubi uron Makronin: Presim përkrahje më të madhe në rrugëtimin drejt BE-së

Kohanews Admin

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Francë, ka uruar Emmanuel Macron duke e përgëzuar për mandatin e dytë.

Bashkë shohim drejt horizontit të përforcimit të bashkëpunimit të vendeve tona dhe presim përkrahje edhe më të madhe në rrugëtimin е integrimit tonë europian, ka shkruar kështu Grubi në rrjetet sociale.

Mesazh urimi i Grubit për fitoren e Macron:

Populli i Francës vendosi që Emmanuel Macron t’ju prijë sërish proceseve të rëndësishme politike nga pozita e kryetarit të shtetit.

Përgëzoj mikun e vendit tonë presidentin Macron për fitoren, ndërsa Francën mike për procesin e zhvilluar demokratik zgjedhor.

Bashkë shohim drejt horizontit të përforcimit të bashkëpunimit të vendeve tona dhe presim përkrahje edhe më të madhe në rrugëtimin е integrimit tonë europian.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=536835454472644&set=a.262689908553868

Next Post

Ahmeti mesazh urimi Makronit: Fitorja juaj ruan themelet e Europës së bashkuar

Me rastin e fitores në mandatin e dytë në krye të Frances, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka dërguar mesazh urimi për Emmanuel Macron dhe popullin francez. Përcjell përgëzimet e mia të sinqerta për presidentin Macron, me të cilin jam i bindur se do të thellojmë raportet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: