Grubi uron në turqisht Ditën e mësimit në gjuhën turke

Blerand Rexhepi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka uruar komunitetin turk në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e 21 Dhjetorit, Ditës së mësimit në gjuhën turke.

Grubi për dallim prej herëve tjera, këtë postim e ka shkruar dhe në gjuhën turke, duke treguar respekt për të gjitha gjuhët e komuniteteve që jetojnë në vend.

Sipas Grubit e drejta e arsimimit në gjuhën amtare është një e drejtë bazike dhe çelës i zhvillimit të një komuniteti. Sigurimi i kushteve cilësore dhe kujdesi i qeverisë është dhe do të mbetet i pa kompromis kur flitet për kujdesin ndaj bashkësive më të vogla etnike në vend.

Ky është postimi i plotë i Grubit:

Next Post

Grubi solli vendim për pranim të diplomave të të gjithë administratorëve të punësuar me shkollë të mesme

Vazhdon kujdesi për administratorët edhe atë përmes ndryshimit të Ligjit për nëpunësit administrativ, me ç’rast u krijua mundësi për avancimin dhe pranimin e arsimit të lartë për të gjithë nëpunësit administrativ që janë pranuar në punë me arsim të mesëm dhe në ndërkohë kanë mbaruar arsimin e lartë. Kështu ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: