Grubi uron Presidentin e ri amerikan Joe Biden

Blerand Rexhepi

Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhe do të mbetet e përhershme. Kështu e ka nisur urimin e tij për Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Joe Biden, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi.

Grubi më tej ka shkruar se është i bindur që me Presidentin Biden në krye të Amerikës, Maqedonia e Veriut por edhe i gjithë Ballkani do të vijojnë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të përforcimit të partneritetit strategjik me SHBA-të.

Ky është postimi i plotë i Grubit:

“Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhe do të mbetet e përhershme.

Presidentit të 46-të të SHBA-ve i uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese.

Jam i bindur se me Presidentin Biden në krye të Amerikës, Maqedonia e Veriut por edhe i gjithë Ballkani do të vijojnë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të përforcimit të partneritetit strategjik me SHBA-të.

Zoti e bekoftë popullin Amerikan, Zoti e bekoftë Amerikën.”

Next Post

Carovska në vizitë të shkollës së mesme të artit: Me modelin hibrid sigurojmë mësim të suksesshme edhe në gjysmëvjetorin e dytë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë e vizitoi shkollën e mesme të artit SHMSHAD “Lazar Liçenoski” në Shkup. Mësimi në këtë shkollë u zhvillua me prani fizike dhe i është përshtatur mësimit praktik të nxënësve. Ministrja Carovska në takimin me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: