Grubi: Viti 2020 ka qenë i rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut (Video)

Blerand Rexhepi

Vitit 2020 ka qenë një vit i rëndësishëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ne tashmë kemi një përfaqësim të madh dhe të fuqishëm në kuvend, por njëkohësisht viti 2020 ishte dhe një vit i vështirë gjithashtu edhe atë prej pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 i cili nuk kurseu asnjë shtet në mbarë botën. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në Opinion me gazetarin Blendi Fevziu ku dhe u përzgjidh si një nga personazhet e vitit 2020, informon GAZETA.MK

“Një vit me dy ekstreme, në ekstremin e parë arritëm të rrumbullakojmë ëndrrën tonë shumë dekadëshe të anëtarësimit të vendin tonë në NATO dhe marrjen e vendimit nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Fituam edhe zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut të këtij viti duke arritur në këtë mënyrë përfaqësimin rekord të shqiptarëve në Kuvend, me mbi 34 tashmë deputet, për herë të parë në një kuvend prej 120 anëtarë. Nga ana tjetër, ekstremi i dytë ishte përballja me pandeminë dhe shumë prej nesh humbën familjarë, shok, miq prandaj bashke ndjejë dhe solidarizohem dhimbjen e tyre dhe me këtë rast bëj apel deri tek qytetarët tanë që të bëjnë kujdes në muajt që vijojnë deri tek vaksinimi i plotë i gjithë popullatës.”

Next Post

Grubi: Zv.kryeministri i parë shqiptarë-shkalla e fundit për të arritur KRYEMINISTRIN SHQIPTAR (Video)

Bashkimi Demokratik për Integrim, në dy dekada dhe në veçanti në zgjedhjet e fundit parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut është angazhuar jashtëzakonisht shumë, duke nisur nga Shtabin Zgjedhor me qëllim që të fitoj zgjedhjet. Luftuam për të sjellë kryeministrin e parë shqiptarë dhe jo vetëm zëvendëskryeministrin e parë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: