Grubi vizitë në Prishtinë, pritet nga Balaj-Halimaj: Fillojnë pregaditjet për mbledhje të përbashkët të dy Qeverive

Blerand Rexhepi

Kosova dhe Maqedonia Veriore do të mbajnë mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Ky dakordim ka ardhur pas takimit të dy zëvendëskryeministrave, Albulena Balaj-Halimaj dhe Artan Grubit.

Balaj në konferencë të përbashkët tha se në mbledhjen e përbashkët do të nënshkruhen një varg marrëveshjesh në fusha të ndryshme.

“Sot në takim me Grubin kanë diskutuar shumë tema që ndërlidhin vendet tona dhe si ta thellojmë bashkëpunimin tonë. Si ide ka qenë edhe për tu mbajtur një mbledhje e dy qeverive ku përsipër kemi marrë që ta realizojmë edhe këtë mbledhje ku do të ketë marrëveshjeve të ndryshme në fusha të ndryshme”, tha ajo.

Balaj tregoi saktësisht se për çfarë kanë biseduar gjatë takimit.

“Kemi diskutuar edhe marrëveshjet e mundshme që kanë diskutuar kryeministrat siç ka qenë e pikës kufitare. Po ashtu diskutuam për rrugën Prizrenit të cilët do ta realizojmë sa më shpejt. Po ashtu kemi diskutuar për Brezovicën”, shtoi ajo.

Next Post

SKANDALI PARA TË CILIT PUSHTETI HESHT DHE FAKTORI NDËRKOMBËTAR I MBYLL SYTË

Abdulla Mehmeti   Nëse nuk e keni ditur, ky është sikleti më i madh i Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Rusisë për Maqedoninë dhe rajonin. Edhe përkundër falsifikimeve të mëdha të statistikave dhe shpërnguljes së detyruar të shqiptarëve këto tri dekadat e fundit. Të dhënat e paraqitura të një viti në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: