Grubi-Zhbogar: Vazhdojmë rrugëtimin drejt BE-së

vull

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive z.Artan Grubi, sot në kabinetin e tij ka pritur ambasadorin e BE-së, z. Samuel Zhbogar.
Z. Grubi e faleminderoi ambasadorin për kontributin e tij  në rrugëtimin e Maqedonisë së  Veriut drejt integrimit evropian.


Bashkëbiseduesit folën për reformat, Marrëveshjen e Ohrit dhe luftën e pakompromis ndaj korrupsionit në vend.
Zëvendëskryeministri i parë  Grubi theksoi se Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive do të jetë ministri moderne, funksionale dhe përgjegjëse dhe do të kontribuojë në kohezionin shoqëror dhe barazinë qytetare.
Ambasadori Zhbogar e uroi z. Grubi për postin e ri dhe i dëshiroi realizim të suksesshëm të agjendës qeveritare.
z. Grubi i uroi ambasadorit Zhbogar sukses të mëtejmë duke e porositur se derën e ka të hapur në vendin tonë.

Next Post

Covid – 19 / Komuna e Bërvenicës e mirëpret realizimin e projektit të Shoqatës “Tradita”

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” vazhdon me aktivitetet e saj në rajonin e Pollogut, për implementimin e projektit “Bëhu mjek duke i dëgjuar mjekët, shëro pacientë duke mos i infektuar të tjerët”. Sot, përfaqësuesit e kësaj shoqate realizuan  takim pune me kryetarin e Komunës së Bërvenicës, z. Enver Pajaziti, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: