Bashkimi Demokratik për Integrim, në dy dekada dhe në veçanti në zgjedhjet e fundit parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut është angazhuar jashtëzakonisht shumë, duke nisur nga Shtabin Zgjedhor me qëllim që të fitoj zgjedhjet. Luftuam për të sjellë kryeministrin e parë shqiptarë dhe jo vetëm zëvendëskryeministrin e parë dhe unë e shoh këtë pozitë, jo timen, por pozitë të cilën ka ngadhënjyer z. Ali Ahmeti dhe shqiptarët në RMV si shkalla e fundit për të arritur deri tek kryeministri shqiptar. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në Opinion me gazetarin Blendi Fevziu ku dhe u përzgjidh si një nga personazhet e vitit 2020.
Grubi: Momenti më i bukur i vitit 2020, anëtarësimi i RMV-së në NATO dhe bashkimi me Shqipërinë në aleancën veri-atlantike (Video)
Thu Dec 31 , 2020
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në Opinion me gazetarin Blendi Fevziu ku dhe u përzgjodh si një nga personazhet e vitit 2020, ka deklaruar se një nga të arriturat më të mira gjatë vitit 2020 ka qenë anëtarësimi i Maqedonisë së […]
