Pas hapjes së shtabeve nga partitë maqedonase LSDM dhe VMRO në lagjen e Trimave në Kumanovë, ka reaguar gazetari Berat Azizi duke theksuar se ky është një lajm i keq për partitë e përgjumura shqiptare. Supas Azizit hapja e shtabit të VMRO-së në këtë zonë është edhe dobësi e Zaevit por edhe të partive shqiptare që premtuan shumë dhe nuk realizuan asgjë., përcjell TS,
“Hapje e shtabit te LSDM dhe VMRO-s ne lagjen e Trimave ne Kumanove, eshte nje sinjal i keq per partite e pergjumura shqiptare. Tashme edhe VMRO fillon te shtrihet ne terrenin politik shqiptar dikur te pamposhtur. Pastaj VMRO me hapjen e shtabit ne kete zone pas 6 viteve tregon dobesine jo vetem te Zaevit, por edhe te partive politike shqiptare te cilat premtuna shume, dhe ne fakt nuk arriten ta mbrojne popullaten e kesaj ane e cila gjithnje e me teper po iken drejt vendeve evropiane” ka shkruar Berat Azizi
Ndryshe partitë politike maqedonase kanë nisur fushatën parazgjedhore për zhjedhjet presidenciale që do të mbahen në prill të këtij viti. /TS/