Hazbi Lika me bashkëluftëtarë shënojnë Ditën e Dëshmorëve të kombit

Blerand Rexhepi

Sot ishte një ditë shumë e veçantë për ish ushtarët dhe ish komandantin e Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, sepse, në mënyrë të organizuar, kanë shënuar Ditën e Dëshmorëve, pranë bashkëluftëtarëve që kanë kaluar në përjetësi.

Në Ditën e Dëshmorëve të kombit, ish komandanti i Brigadës 112 “Mujdin Aliu”, Hazbi Lika me ish bashkëluftëtarët ka bërë homazhe pranë vendprehjeve dhe pllakave përkujtimore kushtuar dëshmorëve bashkëluftëtarë.

Pas vizitës në vendin ku prehen dëshmorët, z. Lika me emocionet më fisnike, në kujtim për shokët dëshmorë ka shkruar se “ata ranë për të mos vdekur kurrë”.

Vizita u përcoll me ndjenjat më të fuqishme të krenarisë, duke evokuar me bashkëluftëtarët heroizmin e dëshmorëve të Brigadës që ai e udhëhoqi në mënyrën shembullore.

Vendprehjet e dëshmorëve ishin të shtrira në disa lokalitete si në Sellcë, Llacë, Xhepçisht, Poroj, Drenovec dhe Kompleksin memorial pranë Teqesë në Tetovë, ku z. Hazbi Lika me bashkëluftëtarët shprehën nderimin më të sinqertë për bashkëluftëtarët që u sakrifikuan në altarin e lirisë, duke iu bashkuar heronjve të kombit.

Ja postimi i z. Lika në fb:

“Sot shënuam Ditën mbarëkombëtare të dëshmorëve, me homazhe pranë vendprehjes dhe pllakave përkujtimore të dëshmorëve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” në Sellcë, Llacë, Xhepçisht, Poroj, Drenovec dhe Kompleksin memorial pranë Teqesë në Tetovë.

Lavdi Deshmorëve të Kombit!

Ata ranë, për të mos vdekur kurrë!

Hazbi Lika”

Next Post

Ali Ahmeti përkujton Luan Haradinaj: Ra kur çdo gjë ishte e çiltër, fisnike, ideale, e dlirë

U bënë 23 vite pa Luanin. Iku shumë herët, ra për ti hapur rrugë lirisë, shtetit të Kosovës, bashkimit, jetës më të mirë. Luani ra kur çdo gjë ishte e çiltër, fisnike, ideale, e dlirë, si dashuria për atdheun, si gatishmëria për sakrificë sublime, si ëndrra për liri. Luan vëlla, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: