Hoti përkujton kolonel Tahir Zemajn

vull

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka përkujtuar Kolonet Tahir Zemajn në 18 vjetorin e vrasjes së tij. Hoti vlerësoi Zemajn si ushtarak profesionist dhe që kishe “dëshmuar vetën” në beteja të shumëta.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri ka kërkuar qe të dënohen vrasësit.

“Kolonel Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i dëshmuar në betejat e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit, në shpëtimin e banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit dhe të tjera. Drejtësia duhet të vendoset. Ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së Heroit të Kosovës, Kolonel Tahir Zemaj”, shkruan Hoti në postimin e tij.

Tahir Zemaj u vra bashkë me birin e tij Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Next Post

Ndërroi jetë veprimtari Sejdin Lloga, bashkë me shokë ngriti flamurin shqiptar në Strugë në vitin 1968!

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, veprimtari dhe patrioti i shquar nga Livadhia e Strugës, Sejdin Lloga. I lindur më 6 Tetor të vitit 1931 në Livadhi të Strugës, Sejdin Lloga është ndër nxënësit e parë të këtij fshati gjatë periudhës së hapjes së shkollave të para shqipe në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: