Ministër i Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujerave, Arijanit Hoxha, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe me udhëheqësin e Njësisë Rajonale në Tetovë, Nuredin Deari kanë vizituar fermën e lopëve në Reçicë të Madhe për të parë se si zhvillohet bujqësia në këtë anë, transmeton KohaNews.
“Problemet e tyre ishin të shumta, por unë si Ministër i Bujqësisë, premtova që do e kenë mbështetjen tonë si institucione për të lehtësuar punën e tyre. Më pas, në oborrin e Shkollës në Reçicë të Madhe takova dhjetëra bujq për të më treguar konkretisht kërkesat dhe nevojat e tyre të shumta. Kishte bujq që merren me patate, lopë dhe me dhenë. Ankesat e tyre kryesore ishin vonesa e subvencionëve, pasi që të gjithë ata që merren me bujqësi në pa mundësi për të mbuluar gjitha harxhimet detyrohen të paguajnë edhe nga xhepi i tyre, vetëm për ta vazhduar këtë biznes,” përfundoi Hoxha