Hoxha: Është biseduar për hapjen e pikës së re kufitare, takimi i fundit i grupeve të punës është realizuar më 14 prill

Kohanews Admin

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencës e sotme për shtyp njoftoi se takimi i grupeve të punës mes Shkupit dhe Sofjes është realizuar me 14 prill. Hoxha tha se në të njëjtin takim është biseduar për hapjen e një pike të re kufitare mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Sipas informacioneve që kemi në Sofje me 14 prill është realizuar takimi i fundit. Është takuar Komisioni i Përbashkët për ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar Klepalo, mes Berovës dhe Strumjanit. Në Shkup takimi i fundit ka qenë mes grupit të punës me numër 3, Grupi i punës për Bashkimin Evropian, është realizuar para 2-3 javëve. Në Sofje është takuar edhe grupi i punës me numër 4, për kulturë, shkencë dhe edukim, të rinjtë dhe për sportin, ky takim është realizuar më 22 mars”, tha Hoxha.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=external&v=738785837563534

Next Post

Drejtori i AZGJ-së, Sela: Përmes Ligjit për përdorimin e gjuhëve, rregullohet bashkëjetesa dhe barazia në vend

Personat që drejtojnë institucionet shtetërore duhet të kenë të qartë se Ligji për përdorimin e gjuhëve tashmë prej kohësh është në fuqi dhe si çdo ligj tjetër ashtu edhe ai duhet të zbatohet. Me zbatimin e plotë dhe adekuat të këtij ligji përmbushet edhe qëllimi kryesorë i barazisë gjuhësore dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: