Hoxha nga Lëvizja BESA reagon për takimin Zaev-Mickoski pa partitë shqiptare

vull

Sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka reaguar mbi takimin vetëm mes dy liderëve nga partia maqedonase, Zoran Zaev nga LSDM, dhe Hristijan Mickoski nga VRMRO e cila pritet të mbahet nesër (martë) në kuvend, pa liderët e partive politike shqiptare.

 

“Takimet e liderëve pa përfaqësuesit politik shqiptar në këtë shtet, çdoherë kanë rezultuar me marrëveshje gjysmake që kanë lënë pasoja për të ardhmen e shtetit. Nuk presim asgjë të veçantë nga këto takime përveç marrëveshjes politike për të shpëtuar njërën apo palën tjeter ose të dyja së bashku, ndërsa kjo nënkupton të bësh negociata për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës gjë që mendojmë se është plotësisht e gabuar pasi që me këto marrëveshje nuk sillen zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate për ardhmërinë e sigurtë të shtetit”, shkruan Hoxha.

Next Post

Ziadin Sela për New Europe: Një Mision evropian për sundim të ligjit për të rregulluar dështimin sistemik dhe kapjen e shtetit

Në një shkrim autorial për “New Europe” (https://www.neweurope.eu/article/north-macedonias-extortion-scandal-an-eu-rule-of-law-mission-to-end-state-capture/), javoren prestigjioze të specializuar në çështje evropiane, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka komentuar zhvillimet politike në vend pas skandalit “Zhvatja” dhe ka kërkuar nga lidershipi i ri i BE-së që të ndërmerren disa masa urgjente. Ziadin Sela është shprehur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: