Hysni Ismaili e mori funksionin ministër i Kulturës nga Asaf Ademi

vull

Në hapësirat e Ministrisë së Kulturës sot u bë pranim-dorëzimi i detyrës ministër i Kulturës, ndërmjet ministrit të deritanishëm, Asaf Ademi, dhe ministrit të sapoemëruar, Hysni Ismaili.

Ministri i deritanishëm i uroi mirëseardhje të përzemërt ministrit të sapozgjedhur, Ismaili, dhe i uroi suksese në tejkalimin e sfidave lidhur me realizimin e projekteve aktuale dhe të ardhshme të Ministrisë së Kulturës.

Ministri i sapoemëruar, Ismaili, premtoi se do të vazhdojë ta zbatojë programin e Qeverisë duke u angazhuar në zbatimin e projekteve në fushën e kulturës që janë në interes të të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministri i ri, Hysni Ismaili, e mori funksionin nga Asaf Ademi, i cili ishte ministër i Kulturës nga qershori i vitit 2018.

Next Post

‘Xhi më bone’ nga Keli, projekt i jashtëzakonshëm nga këngëtari i njohur (Video)

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare Keli ka publikuar një tjetër projekt shumë interesant të cilin e ka titulluar ‘Xhi më bone’, një version në theksin e Pollogut ku këngëtari vjen me një storie shumë interesante ku luan rolin e një djaloshi të ri i cili vrapon pas një vajze. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: