Informatë nga Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës – COVID19 (26.10.2020)

vull

Deri më sot në Tetovë dhe 5 komunat përreth, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me #COVID19 është 1923. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 1417 persona kurse 98 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 408.
Me vendim për izolim nga Inspektorati Sanitar shtetëror në komunën e Tetovës janë gjithsej 456 persona.
SPB Tetovë informoi se brenda 2 javëve janë shqiptuar dënime për kundërvatje për mosmbajtje të maskave mbrojtëse për gjithsej 537 qytetarë, kurse gjithashtu janë shqiptuar edhe 2 padi penale për 2 subjekte gastronomike që nuk kanë respektuar masën kufizuese për punë deri në ora 23:00.
Nga Qendra Klinike në Tetovë informuan se deri më sot nuk ka probleme për sa i përket kapaciteteve të shtretërve si dhe personelit mjekësor që është në shërbim të qytetarëve.
-Në çerdhet e kopshit për fëmijë Rinia në Tetovë, 3 të punësuar kanë rezultuar pozitiv ndaj covid19. 2 nga të diagnostikuarit me COVID19 janë edukatore, si dhe 1 punonjës i administratës.
-Në shkollat fillore 7 mësimdhënës dhe 1 administrator kanë rezultuar pozitiv me covid19, kurse 3 grupe klasore gjenden në izolim shtëpiak.
-Në shkollat e mesme ku mësimi zhvillohet nga distanca, 11 mësimdhënës janë diagnostikuar me covid19.
Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme vazhdon procesi mësimor nga distanca edhe atë përmes platformës Microsoft Teams.
Shtabi i krizës gjithashtu rekomandon që procesi mësimor online të cilin arsimtarët dhe profesorët tani e zhvillojnë nga objektet shkollore, të njëjtin ta vazhdojnë ta bëjnë nga shtëpitë e tyre.
Duke marrë parasysh faktin se 2 javët e kaluara është rritur dukshëm numri i personave pozitiv me covid19, apelojmë që qytetarët t’ju përmbahen me përpikshmëri rregullave dhe masave mbrojtëse nga organet kompetente, gjegjësisht të shmangin grumbullimet e panevojshme, të evitojnë vizitat familjare si dhe të mbajnë maska mbrojtëse.
Next Post

Menduh Thaçi takom ambasadorin e Austrisë, Georg Woutsas

Sot, Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi, priti në selinë e partisë Ambasadorin e Austrisë, E. T. Georg Woutsas.   Në takim u bisedua për betejën me pandeminë Covid-19 që po përshkallëzohet edhe në nivel global, çështjet aktuale politike, për procesin e integrimit të vendit në Unionin Evropian dhe zhvillimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: