Inspektorati do të veproj se a janë shkelur protokollet në ditëlindjen e Ahmetit

vull

Inspektorati do të hetojë se 15 funksionarët e Bdi-së a kanë shkelur protokollet dje në hapjen e objektit të ri të Ministrisë për Sistem politik.

Kryetarja e Sistemit inspektorial, Magdalena Grashoska theksoi se inspektorati do të veprojë në mënyrë joselektive.

“Inspektorati kompetent do të hetojë se a ka pasur shkelje të protokolleve dhe në mënyrë plotësuese do të informohet publiku se çfarë është konstatuar nga ana e tyre”, theksoi Grashoska.

Ministri i jashtëm Bujar Osmani dje publikoi fotografi ku 15 funksionarë të BDI-së pa paska dhe pa mbajtur distancë kanë shënuar ditëlindjen e kryetarit të partisë së tyre, Ali Ahmeti. Osmani sot tha se pranon që nuk është dashur të publikohet fotoja, por sipas tij, protokollet janë respektuar në tërësi.

Fotografia është tërhequr pas reagimeve nga opinioni dhe se zv/kryeministri Artan Grubi theksoi se janë respektuar protokollet. (INA)

Next Post

AlternAtivA: Për kë vlen dënimi për mosmbajtje të maskës në RMV?

Ditëve të fundit shohim se eksponentë të lartë qeveritarë pozojnë në vende të mbyllura e të hapura pa mbajtje të maskave, që për qytetarët e tjerë janë të detyrueshme dhe ata, madje, ndëshkohen për mosmbajtje të tyre. Siç e pamë, para do ditëve vetë kryeministri, Zaev, e ministri i Shëndetësisë, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: