Instalimi i Demokracisë Konsensuale zgjidhje e duhur!

vull

Shkruan: Zemri Asani – Kandidat për deputet në zonën 6
Kur erdhët ju (🔵), ne ishim këtu, edhe para se të vini ne përsëri ishim këtu, jetonim, punonim, mundoheshim të sigurojmë ekzistencë, mbijetëse kombëtare, luftonim për të drejta, për liri, arsim dhe ekonomi të balancuar etj. Ishim edhe politikisht të organizuar, kishim pozitë dhe opozitë, ishim të përfaqësuar në organet e vendimmarrjes, siç ishte kuvendi dhe qeveria, gjyqësori, ndërmarrjet publike, administrata etj. Edhe pse me një numër simbolik por përsëri ne ishim këtu, mundoheshim dhe bënim luftë pa kompromis për të drejtat e shqiptarëve, avansimin e tyre nëpër institucionet shtetërore, marrjen e hises që u takonte shqiptarëve.
Për herë të parë emëruam drejtor në spitalin e Tetovës, kryeshef të policisë në Tetovë. Zhvilluam ekonominë në rajonet shqiptare, buxheti i familjeve shqiptare filloi të përmirsohet, jeta dhe siguria e tyre gjithashtu, mërgimtarët tanë filluan të ktheheshin në vendlindje dhe filluan të investojnë në vendbanimet e tyre, investimet rriteshin dita ditës, ekonomia zhvillohej me përmasa të mëdha, rinia e organizuar: në sport, kulturë, arsim etj.
Bujku kultivonte prodhimet bujqësore dhe e kishte të siguruar tregun për shitjen e prodhimeve bujqësore, arsimtari ishte i respektuar, prindi gjithashtu, profesionisti po ashtu, shqiptarët filluan të pasurohen dhe jeta e tyre drejt normalizimit.
POR, ERDHËT JU (🔵)!!! Erdhët me një ide, se botën do të na bëni Shqipëri, se do të na çlironi dhe se jetën do të na bëni “të lumtur”!
I’a arritët qëllimit, i mashtruat shqiptarët, morët pushtet, dhe na shkatëruat, të gjithë atë që kishim ndërtuar, e rënuat, na dobësuat ekonomikisht, u varfëruam, rininë që e shkolluam dhe e profesionalizuam e larguat nga trojet tona dhe e lejuat që të bredh rrugëve të perëndimit, të pashpresë, të varfër e të raskapitur.
E tani, në këtë kohë, të pa kohë, në këtë kohë të pandemisë, ku virusi vdekjeprurës çdo ditë merr jetë njerëzish, kur edhe varrimet nuk mund të bëhen sipas riteve fetare, kur spitalet tona pa përgatitje adekuate, pa mbrojtje të personelit shëndetësorë dhe pacientëve, ku jenu ju? Ku jeni strukur? Kur PDSH dhe kryetari i saj Menduh Thaçi gati se çdo ditë paralajmëron popullatën shqiptare, për masat mbrojtëse ndaj kësaj pandemie dhe si të tejkalohet kjo situatë, ju lëshoni misionarin tuaj, përmes mjeteve të informimit që ju i kontrolloni, të bindin popullatën shqiptare se situata me COVID-19, është mirë e menaxhua. Por fatkeqësisht shqiptarët dita ditës humbin jetën.
Tani në këtë kohë, të pa kohë, ju dilni me ide se ka ardhur koha që shqiptarët në RMV të kenë kryeministër shqiptarë. MASHTRIM!!! Mashtrim i rradhës që populli nuk do ta përkrahë.
Kësaj radhe populli do të përkrahë idenë e Partisë Demokratike Shqiptare, e cila është INSTALIMI I DEMOKRACISË KONSENSUALE, ide kjo e paraqitur shumë vite më parë dhe e inkorpuruar në platformën e Partisë Demokratike Shqiptare.
Prandaj, ju them: Mos ecni natën nëpër terr, se natën nuk ka dritë, e dritën populli shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e dijn se ku do ta gjejë, ai nuk mashtrohet më po as me këtë paralajmërim për mashtrim të rradhës që vijnë nga ju (🔵), sepse populli e ka yllin që i ndriçon edhe kur ai baltoset, ai i shëndrit dhe e bën krenar.
Shërbimi për Informim, PDSH
Next Post

Shqiptarët duan të jenë të barabartë në mesin e të barabartëve. Kjo bëhet me demokraci konsensuale

Shkruan: Arsim Hasani-anëtar i Komisionit për Informim në kuadër të PDSH-së “Shqiptarët hyjnë në bisedime me nga dy këmbë dhe bisedojnë për të fituar një këmbë.” -Arbën XHAFERI Largëpamësia e njërit prej liderëve të opcionit të vetëm politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Partisë Demokratike Shqiptare, të gjithë tanimë e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: