Institucionalizohet Departamenti i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me rastin e trevjetorit të shenjtërimit, sot mori pjesë në institucionalizimin e themelimit të Departamentit të trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, i cili do të funksionojë në kuadër të Sektorit të veprimtarisë hulumtuese shkencore të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Osmani u shpreh i entuziazmuar për faktin që për herë të parë në botë themelohet një departament i këtij lloji, pikërisht në vendlindjen e humanistes së madhe botërore, pas një mori emërtimesh të institucioneve të ndryshme që janë bërë në të kaluarën. Sipas tij, solidariteti është një nga vlerat fundamentale evropiane, të cilat përmes Sekretariatit për Çështje Evropiane, por mundohet t’i përçojë dhe kultivojë edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Drejtori i ITSHKSh-së, Skender Asani, falënderoi zëvendëskryeministrin Osmani për mbështetjen e Qeverisë në progresin e Institutit kohëve të fundit, me hapjen e tij më të madhe drejt botës shkencore dhe kushteve më të mira për punë. Ai njoftoi se Departamenti i trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, është departamenti i dhjetë i Institutit, i cili në mënyrë serioze shkencore do të merret me hulumtimin dhe studimin e jetës dhe veprës së kësaj figure të madhe të njerëzimit.

Next Post

Komisioni njëzëri i dha dritë jeshile shkarkimit të Janevës

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime njëzëri, pa diskutim  ka miratuar vendimin për shkarkimin e Katica Janevës, nga funskioni Prokuror Publik Special.  Komisioni në fjalë do të dorëzoj raportin deri tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili më pas duhet të caktoj seancë plenare në të cilën do të merret […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: