Interesim i jashtëzakonshëm në tubimin e Lëvizjes Besa në fshatin Tearcë

vull

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me dy nënkryetarët e partisë, Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri, si dhe deputetja Teuta Bilalli, bashkë me kryetarin e degës së Lëvizjes BESA në Tearcë realizuan takim me banorët e Komunës së Tearcës dhe shpalosën platformën politike ‘BESA’, e cila përbehet nga katër shtyllat kryesore: #Barazi#Ekonomi#Stabilitet dhe #Ardhmëri.

Kryetari Kasami para banorëve të Tearcës tha se kjo platformë është hartuar nga ekspertët më të mirë, përfshirë edhe eskpert Amerikan. Gjithashtu, lideri Kasami ka folur edhe për konzistencën politike të Lëvizjes BESA, duke precizuar kohën gjatë ndryshimeve kushtetuese, ku deputetët e BESËS bën ndryshime të mëdha që detyruan Qeverinë, që grafa etnike të vendoset në dokumentat e identifikimit.

Në fund, kryetari Kasami deklaroi se Lëvizja BESA do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme dhe do të udhëheq me pikat e kësaj platforme, e cila është më e mira nga të tjerët që i zgjidh problemet e qytetarëve.

Next Post

Shazivari: Takova Koço Danajn, në tavolinë nuk u ulë turkofili, Arben Taravari!

Praninë në Gostivar, veprimtari Koço Danaj e ka shfrytëzuar për takime me miqtë e tij të vjetër. Një nga ata është e veprimtari Gjezmi Shazivari nga Simnica e Gostivarit. “Sot pata kënaqësinë që të takohem me shokun e mikun tim të hershëm Koço Danaj. Nuk mund të shkoji prej Gostivari […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: