Invest North Macedonia në panairin më të madh industrial HANNOVER MESSE 2019

vull

Agjencia për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga data 1 deri më 5 prill duke ua ofruar mbështetjen ndërmarrjeve vendore mori pjesë në panairin HANNOVER MESSE 2019 në Hanover, Gjermani.

Përmes Agjencisë, në kuadër të stendës kombëtare dhe nën logon Invest North Macedonia gjashtë ndërmarrje vendore nga fusha e industrisë elektro-metalike kanë mundësinë për t’i prezantuar prodhimet e tyre dhe të organizojnë takime dhe mbledhje me pjesëmarrës të tjerë të panairit. Në ceremoninë e hapjes së panairit fjalim mbajti edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministri i Suedisë.

Hannover Messe 2019, paraqet bashkësi të gjashtë panaireve në një platformë. Në panairin më të madh industrial botëror, me 6.500 ekspozues nga e gjithë bota për më shumë se 200.000 m2 hapësirë, u ekspozuan 15 ndërmarrje nga Ballkani, nga të cilat 6 janë ndërmarrjet tona vendore.

Hannover Messe është vend ideal për krijimin e rrjeteve dhe biznesit të ri.

Drejtori i Agjencisë, z.Vullnet Ademi, në kuadër të panairit realizoi intervista dhe takime me përfaqësues të mediumeve vendase dhe të huaja, ku në veçanti e theksoi rolin e Agjencisë në organizimin dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të Maqedonisë për pjesëmarrjen e tyre në panairet me renome botërore, në industritë e ndryshme, si dhe projektet aktuale dhe ato të cilat do të realizohen në të ardhmen në Agjenci, në lidhje me tërheqjen e investimeve të huaja njëkohësisht duke përfshirë mbështetjen e eksportit të ndërmarrjeve vendore.  Përveç kësaj, Drejtori realizoi takime me ndërmarrje nga industritë e ndryshme të cilat ishin të pranishëm në panair dhe theksoi gatishmërinë dhe mbështetjen për thellimin e bashkëpunimit midis ndërmarrjeve vendore dhe ndërmarrjet e rajonit, veçanërisht ato gjermane, ndërmarrjet evropiane dhe ndërmarrjet nga Kina.

Në kuadër të panairit u zhvilluan edhe B2B takime mes ndërmarrjeve të regjistruara për takime të cilat paraprakisht ishin planifikuar në mënyrë që të thellohet bashkëpunimi në drejtim të rritjes së eksportit dhe zgjerimin e kontakteve afariste me ndërmarrjet – partnerë të mundshëm për eksport në vendet e BE-së dhe më gjerë, mes tjerash përfshirë ndërmarrjet tona vendore realizuan takime dhe bisedime me shumë ndërmarrje evropiane dhe ndërmarrje nga Kina.

Ndërmarrjet tona do të kenë mundësinë të gjejnë një gamë të plotë të inovacioneve teknike në tërë zinxhirin e vlerave – nga automatizimi deri në zgjidhjet për furnizuesit në të cilën marrin pjesë bartësit kryesorë të vendimmarrjeve.

 

Invest North Macedonia do të vazhdojë të ofrojë programe për të mbështetur ndërmarrjet vendase në tregjet ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjen e organizuar në panairet ndërkombëtare.

Next Post

Ministri i Mbrojtjes Berisha priti në takim ambasadoren e Kroacisë, znj. Kapitanovic

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës z. Rrustem Berisha, priti sot në takim zyrtar ambasadoren e Kroacisë në vendin tonë, znj. Marija Kapitanovic dhe atasheun ushtarak kolonel Marijana Pleša Čadonić. Në takimin e ministrit Berisha me diplomaten kroate znj. Kapitanović u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: