ITSHKSH, për herë të dytë në raportin e shtetit amerikan

vull

Departamenti për studime dhe hulumtime të Holokaustit në kuadër të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, pati nderin të përmendet për herë të dytë në Raportin e Departamentit të Shtetit Amerikan ku flitet për çështjet e Holokaustit në Maqedoninë e Veriut. Ky departament u konsiderua si një nga institucionet e veçanta të këtij lloji në rajon, e që u hap nga Instituti në mars të vitit 2019.

Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, shkroi në rrjete sociale se: “Jam shumë mirënjohës që Departamenti i Shtetit Amerikan e njeh dhe e promovon përkushtimin dhe punën tonë”.

Ditë më parë, Departamenti i Shtetit Amerikan në raportin vjetor ndërkombëtar për liritë fetare në Maqedoninë e Veriut, e nënvizoi decidivisht edhe kontributin e ITSHKSH-së. “Në mars, Ministria e Arsimit dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, hapën një Departament të Edukimin dhe Hulumtimet mbi Holokaustin. Qëllimet e përcaktuara të departamentit janë mbrojtja e lirisë fetare, promovimi i respektimit të diversitetit fetar dhe inkurajimi i bashkëpunimit ndërfetar si një mjet për të luftuar antisemitizmin”, thuhej në këtë raport.

Next Post

Florin Besimi: Do ju përfaqësojmë denjësisht!

Doc.Dr. Florin Besimi që për herë të parë është ulur në ulëset e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, si i zgjedhur i popullit, nga partia BDI që mori 105 mijë vota, ai i quajti 105 mijë zemra, është zotuar se do t’i përfaqësojë denjësisht qytetarët. Primariusi i shquar,i cili ka […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: