Postim në rrjetin social në facebook, i ish kryetarit të Komunës së Cairit, Izet Mexhiti:
16 shkurt 2001, është data e nisjes së një kapitulli të ri për kombin shqiptar dhe datë kur ra dëshmori i parë në Tanushë të Shkupit.
Dëshmorët janë gjithmonë në mesin tonë, amaneti i tyre është tingëllima që na ndërgjegjëson në çdo vepër që bëjmë.
Flijimi i tyre, do të jetë përkujtues i përjetshëm se si duhet kombi dhe si duhet vepruar për përparim më të mirë të tij dhe gjeneratave të reja!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e Lirisë! Lavdi!
