Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ja kush pritet të jetë deputeti i tretë i ASH-së pas dorëheqjes së Vesel Memedit?! (FOTO)

1 min read

Kryetari dhe deputeti i RDK-së, Vesel Memedi sot paralajmëroi se në Kuvend do të dorëhiqet nga posti i nënkryetarit të Kuvendit dhe se do të dorëzojë mandatin e deputetit. Ai këtë e fitoi si pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët që ishte bashkë me ASH-në, Unitetin dhe RDK-në.

Por sipas listës së kandidatëve për deputetë të Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Arta Toçi nga Tetova pritet të jetë deputete pasi që radhitet e treta në listë, ndërsa pas saj vjen edhe Agon Ferati. Profesoresha Arta Toçi ishte zv/ministre e jashtme, por që u dorëheq pas largimit të ASH-së nga koalicioni qeverisës me LSDM dhe BDI.

Megjithatë akoma nuk dihet se si do të vendos RDK dhe a do të ketë luhatje në qëndrimet e saj. Në rast të largimit dhe deponimit të dorëheqjeve përfshirë dorëzimin e mandatit, atëherë ASH do të ketë tre deputetë në Kuvend.