Ja si do të duket stadiumi i ri shumë modern në Haraçinë (Foto)

Kohanews Admin

Ekipet e punës të Komunës së Haraçinës për momentin janë duke punuar në fazën përfundimtar të mini-stadiumit të ri (fushë moderne e asfaltuar e sportit).

“Po punojmë me intensitetin më të lartë që sa më shpejt të përfundojnë punimet që të rinjtë të mund ta shfrytëzojnë fushën e sportit për sport dhe rekreacion”, tha Milikije Halimi, kryetare e Komunës së Haraçinës gjatë inspektimit të punimeve në terren.

Nga Komuna e Haraçinës thonë se punimet janë në fazën përfundimtare dhe se së shpejti do të merr pamjen e duhur stadiumi i ri. Po, ashtu informojnë se së shpejti fillon edhe ndertimi i nje stadiumi te madh te futbollit, i cili do te jete dizajnuar dhe ndertuar sipas te gjitha standarteve bashkeohore sportive, me fushe futbolli, rrugicë atletike, kabina dushi etj.

Next Post

Mbledhja e 98 -të: Vendimi për lirim nga kompensimi për shërbimet e navigacionit aror në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut të fluturimeve të mjeteve ajrore ushtarake dhe policore të Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot përmes lidhjes video-konferenciale e mbajti mbledhjen e 98-të, në të cilën u soll vendim për lirim nga pagesa e kompensimit për shërbime për fluturime dhe për shërbime terminale në hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në fluturimet e mjeteve ajrore […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: