Janeva refuzoi kërkesën  për marrjen e lëndës “Titanik 3”  prej Fetait dhe Bubevskit

vull

Prokurorja Speciale Publike Katica Janeva sot vendosi të refuzojë kërkesën e avokatit Elenko Milanov, i cili mbron të akuzuarit Ismet Guri në çështjen e PSP-së të njohur si “Titanic 3”, i cili kërkoi që tu merret lënda , prokurorëve Fatime Fetait  dhe Gavril Bubevski, transmeton KohaNews.

Vendimi me shkrim  Katica Janeva e dërgoi sot në Gjykatën Penale të Shkupit.

Avokati Milanov, tha se kërkesa për marrjen e lëndës e arsyetoi për shkak të ndodhive të fundit në PSP të cilat sipas tij janë të ndryshuara nga seanca e fundit deri më sot si dhe për ekzistencën e konfrontimit në mes prokurores Janeva dhe prokurorëve Fetai dhe Bubevski. Ai kërkoi gjithashtu ndërprerje të tërësishme të procedurës deri në dhënien e vendimit të Gjykatës nga ana e tyre.

 

 

 

Next Post

Roma kërkon një shqiptar për të forcuar mbrojtjen

Roma është në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ri, pas largimit të Manolas te Napoli. Kryeqytetasit duket se nuk do të mjaftohen me Mancinin, teksa janë në tratativa me disa futbollistë të njohur. Së fundmi ka dalë në skenë futbollisti me origjinë shqiptare i Arsenalit, Shkodran Mustafi. Ky […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: