Japonia investon mbi 60 mijë euro në Spitalin e Gostivarit

vull

Në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, vjen investim prej 60.635 euro nga Ambasada e Japonisë në kuadër të Grant Programit për Projekte të Vogla dhe Siguri Njerëzor, që u nënshkrua sot në Komunën e Gostivarit. Me këtë projekt janë siguruar fonde për furnizimin e një printeri digjital për radiografi, me ç’rast synohet rritja e cilësisë së punës në Repartin e radiologjisë. Ambasadori Hironori Savada ka nënshkruar marrëveshjen e grantit, ku morën pjesë edhe kryetari i komunës, Arben Taravari dhe drejtori i Spitalit, Jakup Jakupi.

“Në një kohë kur bota po përballet me një nga krizat më të mëdha shëndetësore me pasoja të rënda socio-ekonomike, kjo ndihmë nga Ambasada e Japonisë, e cila është pjesë e Programit të Grantit për Projekte të Vogla të Sigurisë Njerëzore (GGP) është më se e mirëpritur. Ndihma e cila përmbanë një roentgen aparat digjital do të kontribuojë dukshëm në forcimin e kapacitetit të Spitlait të Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar dhe do të lehtësojë punën e profesionistëve shëndetësore të cilët janë në linjën e parë të betejës kundër pandemisë. Në emrin tim personal dhe të qytetarëve të Gostivarit, dëshirojë të shpreh mirënjohjen time për popullin japonez dhe ambasadorin Hironori Savada”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Projekti për përmirësimin e pajisjeve mjekësore të për Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit, është granti i pestë në kuadër të këtij programi gjatë vitit 2021, tha ambasadori japonez Savada.

“ Ky është granti i pestë i nënshkruar për këtë vit në kuadër të Programës për Projekte të Vogla dhe Siguri Njerëzore, I njohur si GGP – programa. Japonia do të sigurojë aparat retgeni për Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Shpresojë se aparati i ri digjital dhe modern do të mundësojë shërbim mjekësor me kualitet të lartë, përmes diagostikimit preciz për nevojat e pacientëve, qytetarët e Gostivarit”, tha ambasadori i Japonisë, Hironori Savada.

Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, tha se kjo është hera e dytë që ata si institucion ndihmohen nga Ambasada e Japonisë.

“Në vitin 2002 me disa aparate mjekësore, e tani edh eme këtë donacion me vlerë 60.635 euro që paraqet aparat RTG digjital, na keni pajisur me teknologji më moderne në mjekësi”, tha mes tjerash drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, Jakup Jakupi.

Përndryshe, raportohet që në kuadër të grant programit për projekte të vogla (GGP), Japonia nga viti 1996 ka financuar deri më tani në vendin tonë rreth 150, prej të cilave një e treta janë për institucione mjekësore me vlerë të përgjithsme mbi 7 milion euro.

Next Post

Nga mbledhja e 46-të e Qeverisë: Është miratuar Aneksi i Marrëveshjes për furnizimin e vaksinave të aprovuar nga OBSH për përdorim në raste emergjente

Qeveria e Republikës së Maqedonisë  së Veriut në mbledhjen e 46-të të sotme, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për arritjen e një Aneksi të Marrëveshjes për marrjen e obligimeve nga  datë 19.11.2020, të lidhur midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Lidhjes  Globale të Vaksinave (GAVI) (GAVI ALLIANCE)), për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: