Jep dorëheqje kryesuesi i Këshillit të Gostivarit, Nasir Musliu Musliu dha dorëheqjen e tij sapo filloi senaca e sotme e këshillit komunal. Puna e këshillit vijon dhe priten propozimet e reja për kryesues tër i këshilli.
Besim Memedi është këshilltari i ASH-së që u porpozua për kryesues këshilli. Pas këshiliatrët më të vejtër, siç e kërkon rendi, nuk pranuan të jenë kryesues, atë e pranoi këshilltari i ASH-së, sipas moshës, Mirtezan Selimi.
Kishte reagime për atë se kush ishte këshilltari më i vjetër nga ana e këshilltarëve të LSDM-së. Ata kërkuan pauzë, por këshilli vazhdoi me punë.
Propozim i vetëm për kryesues të këshillit mbeti Besim memedi. propozimi u vendos në votim dhe ai u zgjodh kryesues këshilli. Urimi i parë për Memedin erdhi nga vetë Nasir Musliu i cili paraprakisht u dorëhoq.