Jovanoviq: Euroobligacioni është emetuar në kohë të duhur, norma e interesit është vërtetë e mirë

Blerand Rexhepi

“Unë vazhdimisht e kritikoj këtë qeveri sa i përket politikave ekonomike, por do ta vlerësoj sa i përket Euroobligacionit. Kjo normë interesi është me të vërtetë e mirë. Ekziston një rregull i pashkruar – nëse norma e interesit për borxhin publik është më e ulët se norma e rritjes së BPV-së, është e mirë, borxhi do të zvogëlohet. “Pritjet janë që BPV të rritet me më shumë se 2% këtë vit, që do të thotë se kjo normë interesi prej 1.6% nuk ​​do të rrisë borxhin publik”, theksoi kështu Prof.Dr. Branimir Jovanoviq për mediat në gjuhën maqedone.

Jovanoviç vuri në dukje se të gjithë janë prekur nga pandemia, por më së shumti të varfërit.

“Sipas të gjithë ekonomistëve, sipas të gjitha studimeve dhe organizatave, ata që janë më të rrezikuar dhe më të prekur janë më të dobëtit si më shumë që kanë vuajtur në pandemi. Këta janë njerëzit më të varfër, këto janë gratë dhe të rinjtë. Kjo krizë që disa ekonomistë e quajnë kriza “K”, pra krizë në formën e shkronjës “K”. Për disa gjëra shkojnë lartë e për të tjerët poshtë. Ata për të cilët gjërat shkojnë lartë janë të pasurit. Ne e dimë që njerëzit më të pasur u pasuruan edhe më shumë gjatë kësaj pandemie. 10 njerëzit më të pasur u pasuruan për 500 miliardë dollarë gjatë kësaj pandemie, ndërsa nga ana tjetër 100 milion njerëz ranë në varfëri edhe më të rëndë”, u shpreh kështu tha Jovanoviq.

Next Post

Grubi: Gratë e suksesshme të komuniteteve janë shembull për shoqërinë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive z. Artan Grubi sot me rastin e ditës së gruas takoi përfaqësuese të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Grubi bashkë me të pranishmet gjatë shënimit të 8 marsit reflektuan mbi çështjet që […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: