Ka ndëruar jetë inxhinieri metalurgjis Musadik Rustemi nga Tearca e Tetovës

vull

Sot në Baku të Azerbexhanit në moshën 65 vjeçare ka ndëruar jetë inxhinieri i diplomuar i metalurgjisë, Musadik Rustemi nga fshati Tearcë.


Musadik Rustemi shkollimin e mesëm me sukses të dalluar e mbaroi në Shkollën e mesme Teknike “Mosha Pijade në Tetovë. Përveç kësaj,u dallua si aktivist i shquar dhe në suaza të shkollës gjatë kohë udhëhoqi organizatën e rinisë.

Musadik Rustemi arsimimin sipëror e kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Xehtarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë, ku me sukses kreu studimet dhe fitoi titullin inxhinier i diplomuar i metalurgjisë.

Karrierën profesionale e filloi në Kombinatin elektrometalurgjik “Jugohrom” në Jegunovcë të Tetovës ku në saje të profesionalizmit të dalluar, me sukses ushtroi një sërë detyrash me përgjegjësi në prodhimtarinë e ferrolegurave, duke filluar nga Udhëheqës procesi, Drejtues reparti, Drejtor reparti dhe së fundi Drejtor kryesor i prodhimtarisë.

Vitet e fundit, Musadik Rustemi qe i angazhuar dhe punoi si ekspert nga lëmi i metalurgjisë në disa kompani jashta vendit, si në Turqi, Iran dhe së fundi në Azerbejxhan, Baku.
Vdekja e hershme e gjeti në Baku, duke e ndërprerë pamëshirshëm karrierën e shkëlqyer dhe tejet të suksesshme.

Ngushllime për familjen Rustemi dhe për të gjithë miqtë dhe ish kolegët e inxhinierit Musadik Rustemi.

Next Post

KUJT I NGUTET PËR ZGJEDHJE NË MAQEDONINË VERIORE?

A k t u a l e   KUJT I NGUTET PËR ZGJEDHJE NË MAQEDONINË VERIORE? Dy fjalë për pashallarët e partive politike të shqiptarëve, vasalë të pushtetit   Abdulla Mehmeti   Të gjithë bërtasin e vrapojnë pas zgjedhjeve, për pushtet, madje edhe në kushte të jashtëzakonshme, përderisa pandemia vazhdon […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: