Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili realizoi takim me banorët e komunës së Bërvenicës

vull

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit “Tash është koha” nga AAA – ASH, Hysni Ismaili, sonte së bashku me partnerët e koalicionit, realizoi takim me banorët e fshatrave: Tenovë, Radiovcë, Miletinë, Çellopek të komunës së Bërvenicës.


Gjatë këtyre takimeve, u bisedua mbi problemet reale me të cilat ballafaqohen qytetarët, dhe shqiptarët në veçanti, ku u theksua se shteti nuk është i barabartë me gjitha etnitë në vend.

” Gjithë ne jemi dëshmitarë se gjatë 18 viteve të qeverisjes së partisë shqiptare, na degraduan dhe nënçmuan skajshmërisht. Ata na dëmtuan indin shqiptarë, dëmtuan dhe shfarosën çdo vlerë shqiptare. Qytetarët i njohin ata pushtetarë, andaj tash është koha e ndëshkimit të politikave anti-shqiptare të BDI-së. Është koha e fundit që t’i themi stop anti-shqiptarisë dhe proceseve të montuara ndaj shqiptarëve. Shpresa e fundit jemi ne, koalicioni jonë është shpresa e ndryshimit. Më 15 korrik ejani gjithë bashkërisht të jemi në anën e ndryshimit”, tha Hysni Ismaili.

Next Post

Artistët e kombit në mbështetje të kryeministrit të parë shqiptarë në RMV

Azgan Haklaj “Mjeshtër i Madh” ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë. President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut”. Nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti”. Autor i 7 Librave.

Subscribe US Now

%d bloggers like this: