Kartëmonedha të reja, me motive shqiptare

vull

Banka Popullore ka lidhur kontrata për blerjen e 10 dhe 500 denarëve të rinj, të cilat do të kenë të njëjtin dizajn, por do të kenë emrin e ri të vendit. “Është e nevojshme të zëvendësohen shkronjat BPRM me BPRMV dhe teksti Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë me tekstin Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut kudo që ato shfaqen” thuhet në marrëveshjet e përfunduara.

 

Paratë do të zëvendësohen gradualisht, dhe i gjithë procesi duhet të zgjasë rreth 5 vjet, dhe ndoshta të përshpejtohet me hapjen e kapitullit të duhur të negociatave me Bashkimin Evropian, siç parashihet me Marrëveshjen e Prespës.

 

Tani është e paqartë nëse denarët do të bëhen dygjuhësh. Opinioni i Komisionit të Venecias ende pritet nëse është në përputhje me kushtetutën që paratë të shkruhen në gjuhën shqipe, përveç në maqedonisht.

 

Ligji tashmë përcakton që kartëmonedhat dhe monedhat duhet të përmbajnë edhe motive shqiptare.

 

“Paratë prej letre dhe monedha, si dhe pulla, përmbajnë simbole që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të qytetarëve që flasin maqedonisht dhe gjuhën që flasin të paktën 20% e qytetarëve”, thuhet në nenin 8.

Next Post

Intensifikohet realizimi i projekteve të mbështetura nga UNEP

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini zhvilloi një takim me përfaqësuesen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin Jetësor (UNEP) në Vjenë, Sonja Gebert. Në këtë takim, u diskutua për statusin e projekteve në vijim të zbatuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: