Kasami falënderon votuesit shqiptarë që përkrahën kandidatin Blerim Rekën

vull

Statusi i plotë i Bilall Kasamit, kryetar i Lëvizjes Besa:

Të nderuar qytetarë të Maqedonisë së Veriut, shumë të respektuar shqiptarë dhe aktivistë të Lëvizjes BESA.

Dje në vendin tonë u mbajtën zgjedhjet presidenciale, ku qytetarët patën mundësinë për të zgjedhur presidentin e Maqedonisë së Veriut për pesë vitet e ardhshme. Së pari, më lejoni të ju falënderoj të gjithëve që dhatë mbështetje të fuqishme për konceptin e kandidatit të vetëm shqiptar, prof. Blerim Rekën, i cili mori mbi 80 mijë vota. Falenderim i veçantë shkon për të gjitha degët, nëndegët, anëtarët e kryesisë qendrore dhe kuvendit qendror, për kontributin e palodhshëm që dhanë për kandidatin Blerim Reka.

Votat e fituara treguan se koncepti “Republikë për të gjithë” ishte fitues dhe ngadhnjeu ndaj konceptit të rrejshëm që dëshironin t’ua servonin shqiptarëve. Beteja jonë “Republikë për të gjithë” do të vazhdoj, sepse ky koncept u dëshmua se është më proevropian dhe koncept për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lëvizja BESA si pjesë e opozitës shqiptare u ofroi shqiptarëve një mundësi të artë që të dëshmojnë se ata nuk janë vazal të partive maqedonase, por janë të zgjuar dhe të vetëdijshëm, njëjtë si gjithë shoqëritë tjera evropiane dhe që njeh në thelb vlerat perëndimore.

Shfrytëzoj këtë rastë që t`iu bëj thirrje vëllazërore të gjithë intelektualëve, profesionistëve dhe të gjithë atyre që i ndajnë me ne këto vlera, dyertë e Lëvizjes BESA janë te hapura për Ju. Jeni te mirëseardhur në familjen tonë të madhe.

Next Post

Parlamenti Studentor i UT-së organizoi turnirin pranveror në futboll të vogël

Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës e organizoi turnirin e radhës në futboll të vogël. Në këtë aktivitet morën pjesë 16 ekipe të përbëra nga studentë të të gjitha fakulteteve të Universitetit tonë. Për fituesit e tre vendeve të para u ndanë kupa dhe disa shpërblime simbolike. Në ndeshjen finale […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: