Kasami nervoz me kryetaren e Tetovës, Teuta e demanton me projekte konkrete

Kohanews Admin

Sonte në Alsat M më saktësisht në Programin 200 ishin të pranishëm kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi dhe kryetari i L. BESA, Bilall Kasami.

Kasami u shfaq shumë i mllefosur duke thënë se Teuta Arifi ua dëshiron të keqen tetovarëve. “Ju i keni lënë tetovarët në baltë dhe se nuk keni punuar aspak për qytetin. Ju i keni lënë qytetarët e Tetovës në kaos. As edhe një projekt të mirëfilltë nuk keni arritur ta realizoni ju si kryetare”, u shpreh Kasami.

Theksojmë se ashtu si në mandatin e parë por edhe në mandatin e dytë kryetarja Teuta Arifi ka investuar si në infrastrukturë rrugore po ashtu edhe në shkolla, çerdhe, salla sportive etj.

Teuta Arifi u kundërpërgjigj duke thënë: “I kuptoj të gjithë kundërkandidatët por edhe Biallin të cilët duan që ti keqpërdorin projektet që janë në realizim e sipër për ti provokuar ndjenjat e qytetarëve. Unë i siguroj qytetarët se ashtu siç i kemi përfunduar projektet e mëparshme edhe këto në nisje do të përfundojnë.”

Next Post

Teuta Arifi në “200: Kasami nuk ka për qëllim sfidat e qytetarëve

Kandidatja e BDI-së për komunën  e Tetovës në debatin për fushatën zgjedhor në emisionin 200 ka theksuar se ka punuar fort me pushetin për të mirën e qytetarëve dhe se njejtë do të vazhdojë dhe në mandatin e ri. “Kjo garë e imja është për Tetovën europiane, stabiliteti i saj […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: