Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Kërkesë deri tek Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë: Të kontrollohet çdo autobus dhe të largohen nga rruga ato që nuk i plotësojnë kushtet

1 min read

Së pari ngushëllime për familjarët dhe të shpresojmë që njëherë e përgjithmonë të mos ketë viktima.
Asnjë nga autobusët që bartin udhëtarë shumica të punësuar në Qeveri dhe në Ministri të ndryshme nuk i plotësojnë kushtet e duhura që të kryej një veprimtari të tillë.
Të kryhet kontroll teknik ndaj të gjithë autobusëve që dalin nga stacioni i autobusëve në Tetovë si dhe nga ata autobus që vijnë nga Ohri dhe si pikë kalimi kanë nga UEJL duke vazhduar rrugën industriale pa hyrë në stacionin e autobusëve,në Tetovë.
Këta autobus jo vetëm që nuk i plotësojnë kushte por edhe në shumicën e rasteve janë të stërmbushur sa që udhëtarë marrin edhe pikë-pagesat rrugore.
Ndërkaq, Drejtoria e cila ndanë licenca dhe trupi i saj të paditen, njëherit punonjëseve të administratës të sigurojë transport për ta deri sa të zgjidhet ky problem.