Këshilli Ekonomik-Social në seancën e sotme e miratoi Planin Operativ për Punësim për vitin 2021

vull

Këshilli Ekonomik-Social në seancën e sotme, të kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, diskutoi disa pika, ku u veçua Plani i ri Operativ për masat aktive dhe programet për punësim për vitin 2021.

Ministrja Shahpaska theksoi se Ministria, e cila ka në fokus kategoritë e prekshme të personave të papunë, vazhdon të krijojë politika dhe masa për të ndihmuar dhe mbështetur aktivizimin e tyre të suksesshëm në tregun e punës.

Me Planin Operativ për Punësim për vitin 2021 vazhdohet synimi për përfshirje më të madhe të personave të papunë në masat për punësim dhe krijimin e masave ad-hock në përputhje me situatën e re në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Gjatë kësaj, theks i veçantë u vu në ndërhyrjen e drejtpërdrejtë në tregun e punës dhe përfshirjen e sërishme të personave që i humbën vendet e tyre të punës si rezultat i pandemisë.

Partnerët socialë, të pranishëm në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik-Social, Planin Operativ për vitin 2021 e vlerësuan si gjithëpërfshirës dhe ranë dakord që i njëjti i plotëson nevojat e shoqërisë.

Duke pasur parasysh zbatimin e suksesshëm të Planit Operativ për vitin 2020 dhe situatën e re të shkaktuar nga pandemia, këtë vit transferimi i mjeteve për programet e punësimit nga Buxheti i MPPS-së në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020, është rritur me më shumë se katër herë.

Në seancën e sotme u shqyrtua edhe u miratua Programi i Punës i Këshillit Ekonomik- Social, kurse nga partnerët socialë u kërkua përfshirja e tyre në mënyrë aktive në krijimin e masave për paketën e pestë të ndihmës ekonomike nga shteti.

Next Post

Grubi: Dy elektrana fotovoltaike së shpejti do ngritën në Osllomej (Video)

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot në faqen e tij zyrtare në facebook ka paralajmëruar se së shpejti në në hapësirat e minierës së vjetër në Osllomej do të ndërtohen dy elektrana fotovoltaike me kapacitet prodhimi të energjisë elektrike nga 50 […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: