Pas sesionit të sotëm të Këshillit të Sigurimit, Shefi i Shtetit Stevo Pendarovski informoi se Qeverisë do ti rekomandohet të deklarojë një gjendje krize në territorin e të gjithë vendit.
Kjo do t’i mundësojë qeverisë që të menaxhojë të gjitha burimet, përfshirë kompanitë private.
Pendarovski tha se kjo nuk duhet të ngatërrohet me orë policore dhe kufizimet në lëvizjen e qytetarëve.