Këshilli për reforma në administratën publike: Riorganizimi shtetëror sipas standardeve të BE-së është qëllimi strategjik i Qeverisë për vitin 2021

vull

Këshilli për reforma në administratën publike (Këshilli për RAP)), me të cilin kryeson Kryeministri Zoran Zaev, vazhdoi mbledhjen e tetë, në të cilën, përveç anëtarëve të Këshillit, morën pjesë edhe ministra të tjerë  të Qeverisë.

Siç  njoftoi në fjalimin hyrës Kryeministri Zaev, qëllimi i mbledhjes është anëtarët e Këshillit, por edhe ministrat e pranishëm të japin rishikimin e tyre pas shqyrtimit të materialeve dhe propozimeve të cilat dalin nga projekti “Mbështetje e Riorganizimit Shtetëror”, të financuar nga Bashkimi Evropian.

“Reforma e administratës shtetërore është qëllimi strategjik i Qeverisë dhe obligimi jonë ndaj Bashkimit Evropian, por para së gjithash ndaj qytetarëve tanë. Plani është që deri në fund të muajit mars 2021, me koordinimin e të gjithë ministrive të harmonizohen të gjitha propozimet dhe vërejtjet e propozim ndryshimeve të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, që të mund deri në muajin korrik Ligji të miratohet në Kuvend”, theksoi Kryeministri Zaev.

Rishikim të propozimeve të bëra deri më tani për reformën në administratën publike dha ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri. Siç theksoi ai, ky projekt ka për qëllim një administratë efikase, efektive profesionale dhe prandaj më se e nevojshme është të përfshihen të gjithë ministritë.

Në kuadër të diskutimit, zëvendëskryetari i Qeverisë, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, iu përkushtua rëndësisë së zhvillimit të politikave për mbajtjen e kuadrit profesional në administratën publike, veçanërisht për kuadrin që punon në IPA projektet, si dhe për kuadrin IKT, në kontekst të negociatave të aderimit në BE.

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, kërkoi që në strukturën e negociatave me Bashkimin Evropian të merren parasysh edhe projekti për zbatimin e riorganizimit.

Konkluzioni nga mbledhja e tetë e Këshillit për RAP, është se vijon punë e rëndësishme  për të gjitha palët për të cilën Kryeministri i ngarkoi ministritë, agjencitë dhe shërbimet inspektuese të vazhdojnë komunikimin e vendosur dhe të mundësojnë bashkëpunim transparent intensiv me IPA projektin “Mbështetje e riorganizimit shtetëror”, në funksion të zhvillimit me kohë të propozimit për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese në nivel qendror, më së voni deri në fund të muajit mars 2021 dhe interpretim i tij në propozim Ligj për organizimin e organeve në administratën shtetërore, më së voni deri në fund të muajit qershor 2021.

Next Post

Kryeministri Zaev deri te luftëtarët në reshtat e para me COVID-19: Ju jeni heronjtë tanë, të gjithë u jemi borxhli dhe falënderues

Kryeministri Zoran Zaev sot pati takim pune me online-video, me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe anëtarët e Kryqit të Kuq dhe Brigadës Kundër Zjarrit, të cilët gjatë vitit të kaluar ishin në reshtat e para në luftën dhe menaxhimin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: