Kiracovski sot para Prokurorisë për rastin “Zhvatja”

vull

Deputeti Aleksandar Kiracovski mëngjesin e sotëm do të paraqitet në Prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion të lartë për tu marrë në pyetje lidhur me rastin “Zhvatja”.

 

Ai ditëve të kaluara kishte deklaruar se prokuroria duhet të frojë të gjithë politikanët të cilët kanë pasur kontakt me Boki 13, për siç kishte theksuar ai të marrin fund të gjitha “thashethemet”.

 

Përndryshe mbrëmë ishte deputetja Frosina Remenski ajo e cila u paraqit në hapsirat e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar.

 

Pas gjithsej tri orëve ajo u shpreh se i hedh poshtë të gjitha akuzat lidhur me rastin “Zhvatja”, ndërsa në Prokurori ishte ftuar si person që ishte kërkuar sqarim lidhur me rastin “Zhvatja”.

Next Post

22 vjet nga vdekja e Nënë Terezës

Pas 10 ditëve të Nënë Terezës që filluan në ditën e lindjes së saj më 26 gusht, në 22 vjetorin e vdekjes, sot mbahen aktivitetet në vigjilje të festës së Shën Terezës.   Sivjet, ditët e Nënë Terezës, nëntëditëshi përgatitor dhe devocioni ndaj saj, kanë qenë të kremtuara në mënyrë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: