Koalicioni LR-PDSH- ALTERNATIVA që në fillimet e saj duket koalicion joserioz

Blerand Rexhepi

Koalicioni LR-PDSH- ALTERNATIVA që në fillimet e saj duket koalicion joserioz. Deklarata e kryetarit të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, se “sfidon kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti, në cilëndo qoftë Njësi zgjedhore”, është më shumë se budallallëk. Rikujtojmë se pikërisht në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Sela humbi në vendlindjen e tij, në Strugë, ndërsa asnjëherë nuk mori përgjegjësinë e humbjes, ashtu sikurse nuk mori përgjegjësi në humbjet e dy palë zgjedhjeve me radhë. Koalicioni i sotëm nuk është asgjë tjetër pos një interes i vogël i një grupi të vogël personash që, njëjtë sikurse në zgjedhjet e vitit 2016, edhe më 12 prill po bëjnë pazare me votën shqiptare dhe po dëmtojnë rëndë pozitën politike të shqiptarëve në ekzekutiv dhe Parlament. Megjithatë, ndërgjegjja e elektoratit shqiptar do ta identifikojnë djallëzinë e të ashtuquajturit “koalicion dypalësh” dhe nuk do të lejojnë të përsëritet 2016-ta.

Next Post

Koalicioni i meshkujve që shkelë gruan

Koalicioni i firmosur sot LR-PDSH-Alternativa nisi si mos më keq. Asnjë grua nuk gjendej në sallën e hotel Holiday Inn, ndërsa simpatizantët burrra të dy partive ishin ekzaltuar nga fjalimet mashtruese të Selës dhe Gashit. Reagime të shumta në rrjetet sociale, kryesisht nga femrat shqiptare, të cilët akuzojnë se “Koalicioni […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: