Kodra e Diellit, “viktimë” e premtimeve parazgjedhore

vull

Përderisa Kodra e Diellit u përball me sezonin më të dështuar në historinë e kësaj qendre turistike, kompetentët nuk hezituan të japin premtime të reja, edhe atë: borë artificiale, ndërtimi i teleferikut nga Tetova deri në Kodrën e Diellit, shitja e kapaciteteve të kësaj qendre turistike si dhe rinovimi i hoteleve shtetërore. Ishin vetëm disa nga premtimet e kryeministrit teknik Spasovski, ministrit të Ekonomisë, Bekteshi dhe drejtorit të ESM, Kovaçevski, njofton Portalb.mk.

Me rastin e ceremonisë së lëshimit në funksion të teleferikut me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit, një numër i madh i zyrtarëve vizituan këtë qendër turistike, e cila sipas shoqatave për mbrojtjen e saj, është lënë totalisht pas dore.

Bora artificiale

Kodra e Diellit, 14,1,2020.
Kodra e Diellit, 14,1,2020.

Arsyeja pse dështoi ky sezon turistik në Kodrën e Diellit ishte pikërisht mungesa e borës. Shumë herë është premtuar një gjë e tillë, madje nga viti 2014 kur është ndërtuar liqeni artificial, nuk është ndërmarrë asnjë hap tjetër për funksionalizimin e të njëjtit.

Ish drejtori i Kodrës së Diellit në vitin 2014, për Portalb.mk, premtoi se në nëntor të të njëjtit vit, qendra turistike Kodra e Diellit, do të pajiset me borë artificiale.

“Bora artificiale do të jetë këtë vit, vitin e kaluar filluam me ndërtimin e liqenit artificial, liqeni rreth 50 për qind është gati, shpresojmë se këtë vit do përfundojë tërësisht. Dhe borë artificiale do të kemi këtë vit duke nisur nga muaji nëntor” ka deklaruar ish drejtori i Kodrës së Diellit, Petre Dimitrievski, në date 27.02.2014.

Premtimet e vitit 2014 për këtë çështje, dallojnë shumë pak nga ato të këtij viti.

Bekteshi, ministri i Ekonomisë i pyetur nga gazetari i Portalb.mk në lidhje me atë se kur do të ketë borë artificiale Kodra e Diellit, nuk dha afate, mirëpo tregoi çmimin e të njëjtës.

“Është e paraparë në Studim që të bëhet edhe bora artificiale këtu në Kodrën e Diellit, ne aktualisht jemi duke zgjedhur se cilin model të këtij studimi do ta realizojmë si Qeveri. Unë jam më shumë i mendimit që duhet të shkohet në partneritet publiko privat, bora artificiale do të kushtoje rreth 2 milion euro” tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ndryshe, qendra më e madhe dimërore turistike në vend “Mavrova” nga viti 2018 posedon pajisje për borë artificiale. E njëjta kësaj qendre turistike i ka kushtuar 700,000 Euro, dhe mjetet janë investim i pavarur i ski qendrës “Mavrova”.

Teleferiku që do të lidhë Tetovën me Kodrën e Diellit

Teleferiku Tetovë-Kodër Dielli

Në vitin 1965, në kohën kur qendra turistike Kodra e Diellit shkëlqente në të gjitha aspektet, është vendosur në funksion teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit dhe ka qenë në funksion deri në vitin 2001 kur edhe ndaloi së punuari për shkak të konfliktit të këtij viti.

Teleferiku kishte 100 kabina, me kapacitet për 400 persona. Koha e udhëtimit ishte 40 minuta103 000 udhëtarë përdorën teleferikun nga data 8 Mars kur filloi me punë deri në dhjetor të të njëjtit.

Edhe pse vazhdimisht ka pasur premtime për rifunksionalizimin e të njëjtit, nga viti 2001 e deri sot nuk është bërë asnjë lëvizje në lidhje me këtë. Kjo temë u aktualizua 3 ditë më herët, kur edhe ministri i ekonomisë njoftoi që janë ndarë 300,000 Euro për fillimin e këtij projekti.

“Pikërisht javën e kaluar, në kuadër të seancave në Qeveri, ne dhamë vendim që këshilli drejtues i centraleve të Maqedonisë të filloje përgatitjet e projektit kryesor sa i përket ndërtimit të teleferikut nga Tetova në Kodrën e Diellit i cili do të jetë investim në të ardhmen, dhe sigurisht pas zgjedhjeve do të fillojnë edhe procedurat për këtë.  Qeveria për momentin nuk ka mjete të ndara, dhe të gjitha mjetet të cilat janë paraparë janë në kuadër të centraleve të Maqedonisë, kompani kjo që është 100% në pronësi të Qeverisë. Ne vetëm se ju kemi dhënë obligim që ata të ndajnë 300.000 euro për të përgatitur projektin bazë dhe me siguri pas përfundimit të projektit do të parashohim edhe projekte për ndërtimin e kësaj” tha Kreshnik Bekteshi.

Ndryshe, disa javë më herët u krijua peticion për rikthimin e këtij teleferiku, në të cilin nënshkrues ishin 1,500 persona të cilët kërkonin urgjentisht nga kompetentët të fillojnë me punë për rifunksionalizimin e të njëjtit.

Modeli i parë, dytë ose i tretë për investim?

Elektranat e Maqedonisë

Studimi i Fizibilitetit i cili u realizua nga kompania PwC me porosi të ELEM me kërkesë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut parashihte tre modele, njëra prej të cilave do të parasheh edhe fatin e qendrës turistike Kodra e Diellit.

Modeli i parë ishte shitja e kapaciteteve të kësaj qendre turistike, modeli i dytë parasheh që Kodra e Diellit të jepet me partneritet publiko-privat dhe i fundit menaxhimi i të njëjtës nga ESM.

Menjëherë pas kësaj, ish kryeministri Zaev hodhi poshtë mundësinë që Kodra e Diellit të menaxhohet nga shteti, pasi siç tha ai, “shteti është menaxhues i dobët, dhe nuk i din të gjitha ofertat turistike”.

Kovaçevski, drejtori i ESM tre ditë më herët tha që institucioni me të cilin udhëheq ai janë të mendimit që kapacitetet e Kodrës së Diellit duhet të shiten dhe se për këtë, ai tha se aktualisht po bëhet vlerësimi i kapaciteteve të kësaj qendre turistike.

“ Në këto studime kishte tre mundësi, njëra prej atyre ishte të investojmë ne në Kodrën e Diellit që nuk është e pranueshme, e dyta është dhënia në partneritet publiko-privat e kësaj qendre turistike mirëpo as kjo nuk është e pranueshme për ne, pikërisht për këtë arsye sugjerimi ynë deri te Qeveria ishte që kapacitetet e Kodrës së Diellit të shiten. Aktualisht kemi angazhuar një biro që të merret me vlerësimin e kapaciteteve dhe pas kësaj së bashku me Qeverinë dhe Ministritë kompetente do të vendosim se si do të rrjedhe kjo procedurë” theksoi Vasko Kovaçevski, drejtor i ESM.

Me këtë nuk u pajtua ministri i ekonomisë, Bekteshi, i cili tha se sipas mendimit të tij “Ideale do të ishte në qoftë se Kodra e Diellit shkon sipas alternativës së dytë, edhe atë dhënies të së njëjtës në partneritet publiko-privat”.

Hamdi Sulemani nga iniciativa "Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit".
Hamdi Sulemani nga iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Ndryshe, për lëvizjen “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” janë të pranueshme dy nga tre alternativat, ata menjëherë e hodhën poshtë mundësinë që Kodra e Diellit të menaxhohet nga ESM, Memedi nga kjo lëvizje, tha se më e mira do të ishte që kjo qendër turistike të jepet në partneritet publiko-privat. Mirëpo, shitjen e kapaciteteve të së njëjtës, e cilësoi si ide jo të keqe.

“Prej tre alternative që ceken te studimi i fizibilitetit, për mendimin tim njëra prej tyre siç është menaxhimi i kësaj qendre turistike nga ESM duhet të rrezohet poshtë që nga fillimi, për shkak se ata e patën këtë mundësi edhe dështuan. Edhe pse konsideroj që partneriteti publiko-privat do të ishte zgjidhja më e mire e këtij problemi, për shkak se në këtë mënyrë do të ju jepte mundësia edhe njerëzve tanë të punojnë për këtë qendër. Megjithatë, shitja e të njëjtës nuk është ide e keqe” tha Menan Memedi, nga lëvizja “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Në mes të tjerash, kryeministri teknik Oliver Spasovski para gazëtarëve tha që “Është e rëndësishme të theksohet që duhet të krijohen plane dhe strategji të mira për atë se si duhet të zhvillohet Kodra e Diellit” kurse ministri i ekonomisë, Bekteshi, u shpreh optimist për ecurinë e Kodrës së Diellit, ai madje shtoi se “Në dy vitet e fundit ka rritje prej mbi 8% sa i përket numrit të turistëve që viziojnë Maqedoninë e Veriut”.

Next Post

Buçi: Rritëm përfaqësimin e shqiptarëve dhe përmirësuam shërbimet në Dogana

Një nga shtyllat bazë të demokracisë është edhe llogaridhënia, kjo është arsyeja kryesore e kësaj pres konference. Që në fillim të mandatit kemi premtuar se do të jemi transparent dhe të hapur si edhe në shërbim të qytetarëve dhe te jemi sa më afër tyre si institucion. Këtë e kemi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: