Komandanti i FSK-së dekoroi me Medalje për Shërbim Vetëmohues komandantin e Gardës së Ajovës

vull

Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në Ministrinë e Mbrojtjes u organizua një pritje shtetërore për nder të komandantit të Gardës Kombëtare të Ajovës së ShBA-ve, gjeneral major Timothy Orr ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, deputetë, ministra, përfaqësues diplomatikë të akredituar në Kosovë dhe ushtarakë.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama foli për rëndësinë e partneritetit ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës si dhe kontributin e gjeneralit Orr në këtë bashkëpunim.

,,Që nga themelimi i Programit të Partneritetit Shtetëror në vitin 2011, në sajë të vizionit strategjik dhe përkushtimit strategjik të gjeneralit Orr, FSK-ja është zhvilluar si forcë më profesionale dhe e gatshme për t’ju shërbyer qytetarëve të saj.

Gjeneral Orr, unë jam shumë mirënjohës për përpjekjet e jashtëzakonshme të ushtarëve të aviacionit të Garda Kombëtare të Ajovës, që kanë bërë, nën udhëheqjen tuaj, për zhvillimin e zyrtarëve, nënoficerëve dhe ushtarëve të FSK-së . Sot ne jemi më të fortë dhe më profesionalë, faleminderit’’.

Në fund, gjeneral Rama e dekoroi gjeneralin amerikan Timothy Orr me Medaljen për Shërbim Vetëmohues.

Ndërsa, gjenerali Orr i entuziazmuar nga atmosfera e ngrohtë, e krijuar për nderë të tij, deklaroi: “Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam shumë krenar që po nderohem me medalje nga FSK-ja. Ne, në veçanti kemi zgjedhur Kosovën nga 18 vende. Nga këtu po shoh anëtarët e forcave të mia dhe të FSK-së. E keni përkushtimin tim dhe do të vazhdojmë të ju ndihmojmë në këtë fushë”, tha ai.

Next Post

Në Fakultetin Juridik “Gazeta zyrtare” i prezantoi shërbimet që ofron për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Përfaqësues të “Gazetës zyrtare” të Maqedonisë së Veriut, para studentëve të Fakultetit Juridik, sot i prezantuan shërbimet publike që i ofron ky institucion shtetëror. Sipas përfaqësuesve të saj, prioriteti i “Gazetës zyrtare” është që të jetë më afër publikut, të organizojë legjislacionin kombëtar, aplikimin e tij, të informojë dhe edukojë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: