Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupi të koordinuara për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të bulevardeve në Çair.

vull

Komuna e Çairit dhe Qyteti i Shkupi të koordinuara për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të bulevardeve në Çair. Fillon procesi i punës për asfaltimin e bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar

Pas realizimit të aksioneve të shumta të asfaltimit të rrugëve sekondare nga ana e Komunës së Çairit, falë bashkëpunimin efikas institucional mes saj dhe Qytetit të Shkupit ka filluar edhe rekonstruimi i bulevardeve përgjatë territorit të saj.

Lidhur me këtë, kreu i Çairit Visar Ganiu potencon: “Nga momenti i parë kur fillova mandatin tim si kryetar i Komunës së Çairit, ndër prioritetet parësore të Komunës së Çairit është përmirësimi i infrastrukturës rrugore, mision të cilin në vazhdimësi po e realizojmë përmes aksioneve të asfaltimit të rrugëve sekondare që janë kompetencë e jona në më shumë lagje të Çairit. Poashtu, e një rëndësie mjaft të madhe për Komunën e Çairit është edhe asfaltimi i bulevardeve që ndodhen në territorin e saj për mirëmbajtjen e të cilave po realizojmë bashkëpunim korrekt dhe shumë efikas me institucionin kompetent – Qytetin e Shkupit. Pikërisht sot, bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit z. Petre Shilegov inspektuam fillimin e punimeve për asfaltimin e njërit prej bulervadeve më të frekuentuara të vendit – bulevardin Krste Misirkov dhe sëbashku deri në fund do të përkujdesemi që punimet e filluara të realizohen në mënyrë cilësore dhe në afatin e përcaktuar prej 30 ditëve”.

Next Post

Kërcenuan kosovarët se do t’i ‘rjepin për se gjalli’, ja çka ndodhi me dy radikalët fetar katolik

Turistët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një kërcënim të ashpër një ditë me parë. Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë. Menjëherë pas raportimeve në media, Policia […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: