Komuna e Gostivarit: Qeveria SDSM-BDI diskriminimin ndaj Gostivarit dëshiron ta mbulojë me mashtrim

vull

Qeveria SDSM-BDI, diskriminimin e saj dëshiron ta mbulojë me mashtrim. Mjetet financiare që ndan për Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, i shkruan sikur i pranon kryetari Arben Taravari. Duam t’i sqarojmë opinionit se nuk jemi kundër këtyre mjeteve financiare, por pushteti qendror me vetëdije duke e ditur se pushteti lokal nuk ka asnjë kompetencë mbi institucionet shëndetësore, dëshiron të luaj “të mirin”, për gjoja trajtim të barabartë ndaj të gjitha komunave. Realisht, paratë që ndahen për rinovimin e Spitalit të Gostivarit, janë mjete të cilat merren nga TAV të parapara për Kargo Aeroportin në Shtip me vlerë 35 milion euro.
Qeveria këto para i ka ridestinuar për 99 projekte në 75 qytete. Dhe ajo çka bie në sy është se në të gjitha Komunat ka projekte infrastrukturore (kanalizim, rrugë ose shkolla), VETËM në Gostivar të hollat janë paraparë për renovim të SPITALIT! Kjo dëshmon edhe një herë se SDSM-BDI qëllimisht e diskriminon Gostivarin që udhëhiqet nga kuadro i ASH-së, subjekt politik i opozitës shqiptare, i cili përgjatë tre viteve të mandatit të tij, vazhdimisht është zgjedhur si kryetari më i suksesshëm në mesin e 80 komunave në vend.
Ne, duam t’i sigurojmë qytetarët e Gostivarit se paravarësisht hiles që ua bën pushteti qendror, do të vazhdojmë me fuqitë tona të realizojmë çdo kërkesë të tyre me qëllim përmirësimin e satandardit të jetesës. Për këtë kemi dëshmi se si për tre vite pa asnjë ndihmë e edhe me pengesa, arritëm të ndërtojmë mbi 60 kilometra rrjet të ri kanalizimi, mbi 35 kilometra rrjete ujësjellësi dhe rreth 30 kilometra rrugë të asfaltuara. Këto investime vetanake, udhëheqësit e komunave nga kuadrot e SDSM-BDI as edhe në ëndërr nuk mund t’i shohin e jo të bëhen realitet edhe pse pas tyre vazhdimisht ka qëndruar qeveria.
Next Post

Në disa komuna ‘maqedonase’ po dyfishohet numri i shqiptarëve

Në disa komuna të Republikës së Maqedonisë ku me regjistrimin e vitit 2002 kishte numër të vogël të shqiptarëve, tani ka ndryshuar statistika. Në këto rajone është dyfishuar prezenca e elementit shqiptarë, njofton agjencia e lajmeve INA. Sipas të dhënave statistikore të vitit 2002 në Komunën e Çashkës kishte vetëm […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: