Komuna e Haraçinës po menaxhon me sukses në zgjidhjen e problemit me mini deponitë

Kohanews Admin
Gjendja me mini deponinë e egër që gjenden në teritorin e komunën e Haraçinës tashmë shkojnë drejtë zgjidhjes pasiqë komuna po menaxhon me sukses në këtë drejtim, pikërisht për faktin se ka qenë një zotim i kryetares Milikije Halimi që me ardhjen e saj në detyrë kjo problematikë do të gjejë zgjidhjen, dhe ashtu ndodhi.
Pastrimi i tyre krahas resurseve komunale po bëhet edhe në baza vullnetare dhe nga ajo që shohim ka qenë pikërisht kompania Transport e cila ka dislokuar maqinerinë e saj në teritorin e komunës së Haraçinës për ti dalë në ndihmë autoriteteve komunale për tu përballur me problemin me mbeturinat.
Nga fotot e siguruara shihen se si kamion të kësaj kompanie bartin mbeturinat dhe menaxhojnë me sukses që të ulet numri i minideponive të vogla në këtë teritor. Ndonëse nga komuna Haraçinës pranojnë se çështja e deponive të egra vazhdon të zgjidhet, theksojnë se vazhdimisht po bëjnë përpjekje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
“Duke e pasur parasysh se problemi me doponitë e egra për fat të keq vazhdon të zgjidhet, ne si komunë vazhdimisht bëjmë aktivitete dhe përpjekje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e së njëjtës në territorin e komunës sonë. Nga këtu lusim edhe qytetarët që mos të hedhin mbeturina, pasi ambienti dhe mjedisi janë vital për shëndetin tonë. Deponitë e egra janë problem në të gjithë vendin dhe është problem që haset kudo. Ka paralajmërime për krijimin e deponive rajonale dhe shpresojmë që sa më shpejtë si rajon të kemi një deponi të përbashkët, e cila do të ketë edhe komponentën ekonomike”, është thënë në një përgjigje nga kjo komunë, muaj më parë.
  
Next Post

Policia e arrestoi qytetarin nga Likova, pas publikimit të videos duke gjuajtur me armë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një qytetar të komunës së Likovës, pas bastisjes së shtëpisë së tij, ndaj të cilit është paralajmëruar kallëzim penal. Me urdhër të gjykatës, policia e bastisi shtëpinë e I.S. në fshatin Opajë, ku kishte gjetur armën “Zastava” dhe “Ekol” me 22 plumba, për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: