Komuna e Kumanovës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Qendrën e Integrimit të Romëve nga Oberhausen – Gjermani.
Qëllimi i këtij memorandumi bashkëpunimi është koordinimi i ngushtë, planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve për të inkurajuar zhvillimin dhe prezantimin e iniciativave të përbashkëta komunale, rajonale dhe shtetërore.
Për më tepër, bashkëpunimi në fushën e shkëmbimit të përvojave midis të rinjve nga të dyja komunat, planifikimi dhe zbatimi i projekteve me përfshirje shumetnike, planet dhe strategjitë për zhvillimin e zonave ekonomike dhe ndërmarrësisë sociale, përfshirje më e mirë sociale e personave me aftësi të kufizuara, dhe projekte të tjera nga fushën e infrastrukturës, ekonomisë, kulturës, rinisë dhe sportit.