Kohanews.com

Ke Çfarë Lexon!

Komuna e Studeniçanit fiton 3/3 projekte nga Agjencioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural

1 min read

Sot, me datë 11/07/2019, kryetari i Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiku edhe zyrtarisht pranoi Vendimet për mbështetje financiare për realizim të 3 projekteve në Komunën e Studeniçanit.

Vendimet i ndau zv. Drejtori i Agjensionit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural z. Abdylselam Selami.
Me këtë mbështetje financiare Komuna e Studeniçanit do të realizon këto projekte:
1. Ndërtim i rrugës që lidhë vendbanimet Studeniçan me Maranën (rruga e kërpaçit);
2. Dy rrugica me nga 500m gjatësi në Studeniçan dhe
3. Rikunstruim i një pjese të rrugës për në malin Kitkë, më konkretisht nga Koliçani i Epërm deri te varrezat e fshatit Uji i Kuq.

Me këtë rast falenderojmë angazhimin e zv.Drejtorit z.Abdylselam Selami.